Aleati iu largua për t’u bashkuar me PS, Berisha: Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia

Shqipëria

Aleati iu largua për t’u bashkuar me PS, Berisha: Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia

Më: 12 mars 2025 Në ora: 16:44
Vasil Sterjovski dhe Sali Berisha

Largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga  koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e ka cilësuar tradhti.

Në një prononim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, kreu i PD-së tha; “Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”.

Kujtojmë se Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha.

Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Sterjovski do të në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat