Kryedemokrati Sali Berisha reagoi për herë të parë para mbledhjes së Kryesisë së PD pas deklaratës së deputetit Dashnor Sula se nuk do të jetë në listat e zgjedhjeve.
Berisha për Sulën: Kjo që mund t’i them është se është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush meritat. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?
Pse më të votuarit nuk janë në listë të hapur?
Berisha: Janë, të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është.
Më të votuarin e Elbasanit nuk e keni në listë.
Berisha: Ajo nuk dihet e thua ti, ai deklaron, por mund të ndryshojë mendimin( Për Sulën). E vërteta është që po mendoj për qeverinë pas 12 majit.
Në lidhje me Vasil Sterjovskin, ai tha sa është i vjetër njeriu, është edhe tradhtia, nuk ke ç’i do.