Më i votuari në Primare por jashtë listës së mbyllur/ Tërhiqet Hysen Kadiu: Kavaja nuk është hambari i votave për PD

Shqipëria

Më i votuari në Primare por jashtë listës së mbyllur/ Tërhiqet Hysen Kadiu: Kavaja nuk është hambari i votave për PD

Më: 12 mars 2025 Në ora: 18:37
Hysen Kadiu

Hysen Kadiu është tërhequr nga kandidimi në zgjedhjet e 11 majit, pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e mbyllur të qarkut Tiranë.

Edhe pse doli më i votuari në Primaret për Kavajën, emri i tij u vendos në listën e hapur. Për këtë, Kadiu shprehet se ka diskutuar gjatë me Sali Berishën dhe më pas ka marrë vendimin për t’u tërhequr. Kadiu shton se Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.

“Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.

Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz.

Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.”– shprehet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat