Banorët e fshatrave të Kuçit në protestë, kundërshtojnë vijimin e punimeve për marrjen e ujit në burim

Shqipëria

Banorët e fshatrave të Kuçit në protestë, kundërshtojnë vijimin e punimeve për marrjen e ujit në burim

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:27
Banorët

Pasditen e sotme banorët e fshatrave të Kuçit, por dhe të disa fshatrave të tjerë që përshkon Lumi Shushica ( apo lumi i Vlorës) kanë kundërshtuar vijimin e punimeve për marrjen e ujit në burim dhe nëpërmjet sistemit të pompimit.

Banorët kanë larguar mjetet e rënda dhe mos lejimin e punimeve për hapjen e kanaleve  dhe shtrimin e tubacioneve.

Prej më shumë se dy vitesh banorët e këtyre zonave kundërshtojnë marrjen e ujit nga “Buronjat e Kuçit” i cili më pas do të shkojë drejt zonës së bregdetit , Dhërmi dhe Palasë.

Protesta e banorëve nuk ka hasur në kundërshtim nga punonjësit e firmës të cilët kanë larguar dhe mjetet e rënda duke mos vijuar punimet. Banorët di ti nisin dhe një peticion bashkisë së Himarës për të kundërshtuar këto punime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat