Veriu i Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq, me temperatura të ulëta.
Ndërsa zonat e Thethit dhe Bogës janë mbuluar nga dëbora.
Zëvendëskryeministrja shqiptare, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren për të siguruar mbajtjen e akseve rrugore të hapura.
”Bie borë në Theth dhe ne jemi në terren, për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë në të gjithë vendin”, u shpreh Balluku.