Berisha flet për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së: Janë ndjekur parimet, disa mund të jenë zemërthyer…

Shqipëria

Berisha flet për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së: Janë ndjekur parimet, disa mund të jenë zemërthyer…

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:01
Sali Berisha

“Për pjesën e hapur është bërë më e drejtë, por përsëri duhet të ishte më e hapur. Në këtë aspekt janë ndjekur parimet në të gjitha qarqet. Janë dërguar përfaqësues nga aleatët, katër në tiranë dhe katër në qarqe të mëdha por në çdo rast është mbajtur parasysh që kryetari dhe aleati të mos jenë më shumë se 40% e listës së mbyllur, 60% deri në 80 % sipas rastit.

Lista e hapur është bërë me më të shquarin e komunitetit e qarkut e rrethit dhe janë pasqyruar.

Kjo është një betejë, unë e di shumë normale që ata të cilët kanë pritur të jenë në listë të mbyllur kanë mbetur në listë të hapur, ata mund të jenë zemërthyer, por unë do doja që të gjithë të ishin në listë të mbyllur. Një fushatë elektorale dhe një zgjedhje janë një betejë.

Duhet në radhë të parë në respekt të investimit që ka bërë deri në atë moment, në radhë të dytë në të mirë të PD-së dhe karrierës së tij, ndaj dhe jam i bindur që njerëz të parimeve dhe idealeve pavarësisht pozicionit do të vazhdojnë betejën me vendosmëri të madhe deri në 11 maj në ditën e fitores së Koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat