Ben Manaj në një lidhje me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se janë krijuar disa aleanca pazaresh madhështore dhe ca teorira për deputetë që nuk duam.
Manaj: Mua më duket sikur janë krijuar disa aleanca pazaresh madhështore dhe ca teorira për deputetë që s’duam.
Kur e shikon nga këndvështrimi britanik mënyra sesi zgjidhen deputetët në Shqipëri është e frikshme, është të vësh duart në kokë.
Unë nuk besoj se në grupet e reja parlamentare që do krijohen do të ketë deputetë rebel.
Kryetarokracia padyshim është vendimtare dhe vendos për gjithçka. Kur thuhet që do ta fusim Shqipërinë në 2030 në BE, nuk e di këta njerëz ose nuk janë në rregull ose këta tallen hapur me njerëzit.