Listat e PD-së, tërhiqet nga gara Ilda Dhori: E zhgënjyer, nuk përfaqësohet Divjaka!

Shqipëria

Listat e PD-së, tërhiqet nga gara Ilda Dhori: E zhgënjyer, nuk përfaqësohet Divjaka!

Më: 13 mars 2025 Në ora: 00:06
Deputetja demokrate Ilda Dhori

Deputetja demokrate Ilda Dhori është tërhequr nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti pas publikimit të listave të PD-së për deputetë. Dhori shkruan në rrjetet sociale se ndihet se zhgënjyer sepse nuk përfaqësohet Divjaka dhe komuniteti ortodoks i Fierit. Ajo shton se po tërhiqet nga gara me ndërgjegje të plotë.

"Është vendimi më i drejtë që mund të marr në kushtet e moskonsiderimit e mosvlëresimit që më bëhet jo mua personalisht, por DIVJAKËS dhe njerëzve të saj të punës, që kanë treguar vlerat më të larta qytetare në këto katër vite, në mbrojtje të kauzave te drejta e vlerave", thotë Dhori.

Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM! Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”…. Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek

Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi! Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!

Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat