PSD dorëzoi listat, Tom Doshi kandidon në Shkodër
Partia Socialdemokrate është subjekti i radhës që ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
PSD ka kandidatë në çdo qark, teksa konfirmohet se listën e socialdemokratëve në Shkodër do ta udhëheqë Tom Doshi.
Në parlamentin aktual kjo forcë politike është përfaqësuar me 3 deputetë.