Zjarr i madh në Tragjas, intervenojnë zjarrfikësit

Shqipëria

Zjarr i madh në Tragjas, intervenojnë zjarrfikësit

Më: 15 mars 2025 Në ora: 22:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Tragjasit, ku mjetet e zjarrfikësve janë nisur për të neutralizuar situatën.

Flakët kanë përfshirë një hapësirë të madhe me shkurre dhe barishte, dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse janë në terren ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera të rrezikshme.

Teksa vijon puna për shuarjen e zjarrit, nuk raportohet për persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat