Kisha Ortodokse e Shqipërisë zgjedh Joan Pelushin kryepeshkop të ri

Shqipëria

Kisha Ortodokse e Shqipërisë zgjedh Joan Pelushin kryepeshkop të ri

Më: 16 mars 2025 Në ora: 12:03
Kisha Ortodokse e Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka zgjedhur kryepeshkopin e ri, Hirësi Joan Pelushi.

Mes tre kandidaturave të propozuara, Sinodi i Shenjtë u mblodh për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri, mbledhje e cila zgjati 40 minuta.

Hirësi Joan Pelushi do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatosin.

 

Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi, tashmë bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë, me praninë e besimtarëve të shumtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat