Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, ku një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, pranë fshatit Mëmëlisht, ku një automjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor. Fatkeqsisht, 55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.