Rama me të rinjtë në Fier: Në 11 maj e keni vetë në dorë nëse doni të jeni të ‘super-përfaqësuar’

Shqipëria

Rama me të rinjtë në Fier: Në 11 maj e keni vetë në dorë nëse doni të jeni të ‘super-përfaqësuar’

Më: 17 mars 2025 Në ora: 20:07
Edi Rama

Takimet e sotme në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, i mbylli në një mbledhje me të rinjtë socialistë.

Edi Rama: Më vjen shumë mirë që sot, Partia Socialiste këtu në qarkun që është historikisht është pagëzuar si kryeqyteti i socialistëve, i dha të rinjve dhe të rejave, jo thjesht një mesazh me fjalë, por një mesazh me shembuj që në 11 maj e kanë vetë në dorë që të jenë të superpërfaqësuar.

Një brezi mund t’i vijë ose mund të mos i vijë shansi për të bërë histori. Brezi i atyre që i dhanë goditjen e fundit regjimit komunist iu dha shansi të bëjnë histori. Ishte ai brez që në ’91-’92, me votën e tyre bënë histori, duke e futur Shqipërinë në një sistem të hapur.

Në 11 maj, keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat