Anulohet gara e supersllallomit të madh e Kupës së Botës në konkurrencën e femrave, që ishte parapa sot të zhvillohet në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës.
“Bora dhe era e fortë në St. Moritz detyruan organizatorët që të anulojnë garën”, - njoftoi Federata Ndërkombëtare e Skijimit.
Megjithatë gara është në program nesër dhe organizatorët shpresojnë që të jetë e mundur të zhvillohet ajo, nëse moti do të jetë më i mirë.
Pas katër garash këtë sezon, skiatorja Petra Vlhova e Sllovakisë është e para në renditjen e përgjithshme me 360 pikë të mbledhura.