Skiatori francez, Alexis Pinturault, ka shënuar fitoren e dytë rresht në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës.
Ai sërish u tregua më i mirë në sllallomin e madh, duke triumfuar me kohë të kaluar për 2:18,36 minuta.
Pinturault, me këtë fitore tani përveç që kryeson në renditjen e përgjithshme, prijnë edhe në sllallomin e madh.
Pinturault ka shënuar fitoren e tretë në këtë disiplinë në edicionin e sivjetshëm apo është shndërruar në mjeshtër të sllallomit të madh.
Kroati Filip Zubçiç zuri vendin e dytë, me kohë më të dobët për 1 sekondë e 26 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i shpejt për 39 qindtat se zvicerani Loic Meillard.
Në renditjen e përgjithshme, Alexis Pinturault udhëheq me 675 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde 560, Marco Odermatt 501, Filip Zubçiç 455 pikë etj. Në sllallomin e madh Pinturault prinë me 440 pikë, Odermatt 400, Zubçiç 368 Meillard 245 pikë etj.
Rezultatet
1. Alexis Pinturault (Franca) 2:18.36
2. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.26
3. Loic Meillard (Zvicra) +1.65
4. Marco Odermatt (Zvicra) +1.67
5. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +1.69
6. Luca De Aliprandini (Italia) +2,06
7. Gino Caviezel (Zvicra) +2,20
8. Roland Leitinger (Austria) +2,24
9. Thibaut Favrot (Franca) +2,25
10. Justin Murisier (Zvicra) +2,54