Supersllallomi i madh anulohet në Bormio për shkak të motit dhe situatës problematike me shtegun, njofton organizatori i garës.
Federata Botërore Skitare vendosi të anulojë garën për shkak të sigurisë së garuesve.
Nuk dihet se kur dhe ku do të kompensohet kjo garë e anuluar. Norvegjezi Alexander Amot Kilde fitoi dje këtë disiplinë për herë të tretë radhazi.
Gara e radhës e Botërorit, në konkurrencë për meshkuj dhe femra, do të jetë Zagrebi më 4 dhe 5 janar.