Skiatorja bullgare Eva Vukadinova pati fat të keq në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, e cila me këtë u deklarua në rrjetet sociale dhe kritikon organizatorët e garës.
Bullgarja u trondit në Lojërat Olimpike Dimërore sepse një punëtor në pistën e Pekinit ia prishi garën e skijimit alpin.
Me shumë fat, Vukadinova mbeti e padëmtuar, mori një mundësi të dytë për t’u lëshuar, por asgjë nuk ishte njësoj…
E inatosur dhe e pikëlluar ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale.
“Nuk mund ta besoj atë që më ndodhi”, filloi rrëfimin e saj skiatorja bullgare.
“Së pari, shumë emocione po më kalojnë tani. As që mund ta përshkruaj se si u ndjeva pas atij udhëtimi të parë.
Mendova: ‘Pse mua?’, Pse nuk ndodhi me asnjë nga 30 vajzat më të mira?, A mund t'i ndodhë ndonjërës prej tyre?, A është fare e drejtë?.
Nuk e di përgjigjen e duhur për këto pyetje. E vetmja gjë që di është se kam bërë ski shumë mirë edhe me një dorë të thyer (përpara se ai njeri të vendoste të linte metalin në portë).
E tregova veten se mundem, se jam e fortë, se mund të bëj gjithçka”, ka shkruar Eva Vukadinova në Instagram.