Clement Noel është fitues i medaljes së artë në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Francezi ka bërë mrekulli në rrëshqitjen e dytë, duke arritur në vend të parë me kohë të kaluar për 1:44,09 minuta.
Ai në rrëshqitjen e parë përfundoi në vend të gjashtë me 38 qindtat e kohës më të dobët se austriaku Johannes Strolz, por në grahjen e dytë ka qenë fantastik.
Johannes Strolz fiton të argjendtën
Medaljen e argjendtë e fitoi Johannes Strolz duke ngecur për 61 qindtat se fituesi i garës.
Norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag ia doli të ruajë vendin e tretë dhe fiton medaljen e bronztë.
Sebastian Foss-Solevaag fiton të bronztën
Ai në rrëshqitjen e parë përfundoi në vend të tretë, pozitë që e ruajti edhe në grahjen e dytë, duke mbetur për 70 qindtat e sekondës pas Noelit.
Norvegjezi Hennrik Kristoffersen i pafat, mbetet pa medalje duke përfunduar në pozitën e 4-të për 9 qindtat pas bashkëkombësit të tij Sebastian Foss-Solevaag.
Kristoffersen ka qenë më i mirë në rrëshqitjen e parë duke përfunduar i dyti me 2 qindtat nga pozita e parë por në grahjen e dytë nuk i shkoi ashtu si duhet dhe ngeci në pozitën e katërt.