Skiatori amerikan, Bryce Bennett, shkëlqeu në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val Gardena të Italisë.
Bryce Bennett ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:23.80 minuta apo ka lënë pas për 3 qindtat e sekondës Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.
“Kjo është fitorja e dytë e Bennettit në Kupën e Botës.
Ai shënoi fitoren e parë pikërisht në këtë vend dy vite më parë”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Marco Odermatt i Zvicrës ngeci për 5 sekonda nga fituesi i garës dhe për 2 nga pozita e dytë.
Nils Allegre i Francës përfundoi në vend të katërt me 13 qindtat e sekondës së kohë më të dobët se pozita e parë.
Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme me 160 pikë, pasojnë Schwarz 160, Feller 124 pikë etj.
Renditja
1. Bryce Bennett (SHBA) 1:23.80
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.03
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.05
4. Nils Allegre (Franca) +0.13
5. James Crawford (Kanada) +0.32
6. Stefan Babinsky (Austria) +0.36
7. Matthieu Bailet (Franca) +0.41
8. Marco Kohler (Zvicra) +0.42
9. Romed Baumann (Gjermania) +0.43
10. Cameron Alexander (Kanada) +0.48