Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Breezy Johnson, është fituese e medaljes së artë në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Saalbach të Austrisë.
Breezy Johnson zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:41,29 minuta.
Mirjam Puchner e Austrisë fitoi medaljen e argjendtë.
Skiatorja austriake mbetet në vend të dytë me 15 qindtat larg vendit të parë.
Çekja Ester Ledecka feston medaljen e bronztë.
Ester Ledecka renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 21 qindtat e kohës se Johnson.
Renditja
E artë: Breezy Johnson (SHBA) 1:41,29
E argjendtë: Mirjam Puchner (Austria) +0,15
E bronztë: Ester Ledecka (Çekia) +0,21
4. Cornelia Hutter (Austria) +0.34
5. Lauren Macuga (SHBA) +0.38
6. Emma Aicher (Gjermania) +0.48
7. Corinne Suter (Zvicra) +0.62
8. Nicol Delago (Italia) +0.76
9. Stephanie Venier (Austria) +0.99
10. Federica Brignone (Italia) +1.19