Franjo von Allmen shkakton senzacion, fiton të artën në lëshim

Skijim

Franjo von Allmen shkakton senzacion, fiton të artën në lëshim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 shkurt 2025 Në ora: 13:42
Franjo von Allmen

Skiatori i Zvicrës, Franjo von Allmen, ka shkaktuar senzacion në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror që po mbahet në Saalbach të Austrisë.

Franjo von Allmen është fitues i medaljes së artë.

Franjo von Allmen doli i pari me kohë të kaluar për 1:40,68 minuta apo me kohën më të mirë për 24 qindtat se i dyti Vincent Kriechmayr.

Austriaku Vincent Kriechmayr stoliset me medalje të argjendtë e zvicerani Alexis Monney me të beronztën.

Alexis Monney përfundoi i treti me kohë më të dobët për 31 qindtat larg vendit të parë.  

Renditja

I artë: Franjo von Allmen (Zvicra) 1:40,68
I argjendtë: Vincent Kriechmayr (Austria) +0,24
I bronztë: Alexis Monney (Zvicra) +0,31
4. Dominik Paris (Italia) +0.45
5. Marco Odermatt    (Zvicra) +0.66
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.83
7. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.91
8. Justin Murisier (Zvicra) +1.29
9. Stefan Babinsky (Austria) +1.31
10. Bryce Bennett (SHBA) +1.34

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat