Klara Sefaj, e 49-ta në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj

Skijim

Klara Sefaj, e 49-ta në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 11:07
Sefaj

Edhe Klara Sefaj ka nisur garimin në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”.

Skitarja kosovare garoi në sllallom të madh dhe pas dy lëshimeve doli e 49-ta prej 75 garuesve, 24 prej të cilëve nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ashtu si për Andi Pupovcin që garoi dje, edhe për Klaran, EYOF-i dimëror, që vlerësohet më i forti në kontinent për grupmoshat e reja, do të shërbejë për të marrë përvojë për gara të ardhshme ndërkombëtare.

Të dy do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat