Policia malazeze shpëton sportistin e famshëm në qytetin e shqiptarëve  

Skijim

Policia malazeze shpëton sportistin e famshëm në qytetin e shqiptarëve  

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:33
Ivica Kosteliq

Drama e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës pranë qytetit bregdetar malazez të Ulqinit, në qytetin e shqiptarëve, ku policia dhe ushtria shpëtuan ish skiatorin e famshëm kroat Ivica Kosteliq.

Kosteliqi, siç konfirmojnë për media nga Qeveria e Malit të Zi, ka qenë duke bërë kajak, pas së cilës erërat e forta dhe dallgët e larta mbi tre metra e kanë përmbysur dhe e kanë tërhequr zvarrë nga bregu.

Kosteliqi ishte së bashku me një shtetas tjetër të huaj ku u shpëtuan në “rrethana komplekse”, pasi anijet patrulluese të ndërhyrjes së shpejtë të marinës malazeze iu përgjigjën në mbështetje me helikopterë.

Kosteliqi dhe shoku i tij u nxorën nga deti në orët e vona të natës pranë grykëderdhjes së lumit Bojana. Bashkë me Kosteliqin ishte edhe një shtetas francez.

Kjo ngja shkaku i i motit të keq. Ekipet e shpëtimit arritën t'i gjenin falë përpjekjeve të koordinuara të ekipeve civile dhe ushtarake.

“Kosteliqi dhe francezi u gjetën dhe u shpëtuan në det të trazuar nga ekuipazhi i një prej anijeve të reja të patrullimit të shpejtë të Marinës së Forcave të Armatosura të Malit të Zi”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

Kosteliqi ka qenë skiator me suksese të mëdha në garat e Kupës së Botës, Kampionatet Botërore dhe Lojërat Dimërore Olimpike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat