Medaljet e para historike për Shqipërinë

Skijim

Medaljet e para historike për Shqipërinë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 14:18
Elizon Kacanja

Shqipëria siguron medaljet e para historike në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino.

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.

Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari janë dy atletët që kanë shkruar historinë, duke fituar medaljet e parë Olimpike për Shqipërinë.

Medalje e Argjendtë për Elizon Kacanja, garuese në Ski Alpine për kategorinë Novicesllallom të madh, Vajza!

Medalje e Bronztë për Joanis Myrtollari, garues në Ski Alpine për kategorinë Novice sllallom të madh, Djemtë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat