Aicher triumfon në supersllallom të madh

Skijim

Aicher triumfon në supersllallom të madh

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:30
Emma Aicher

Skiatorja e Gjermanisë, Emma Aicher, ka marrë një fitore të madhe në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në La Thuile të Italisë.

Aicher doli e para për 57 sekonda e 89 qindtat apo me kohë më të mirë për 6 qindtat se skiatorja e Italisë, Sofia Goggia. 

Skiatorja tjetër italiane, Federica Brignone ka arritur në podium duke ngecur për 39 qindtat nga vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone kryeson me 1354 pikë, pasojnë Gut-Behrami 1022 e Ljutiq me 851.

Gut Behrami kryeson në superllallom të madh me 515 pikë, e ndjekur nga Brignone me 470 e Goggia 386.

Renditja 

1. Emma Aicher (Gjermania) 57,89
2. Sofia Goggia (Italia) +0,06
3. Federica Brignone (Italia) +0,39
4. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.47
5. Lauren Macuga (SHBA) +0.55
6. Marta Bassino (Italia) +0.71
7. Ester Ledecka (Çekia) +0.89
8. Ariane Rädler (Austria) +0.92
9. Michelle Gisin (Zvicra) +1.20
10. Stephanie Venier (Austria) +1.25

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat