Skiatori i Zvicrës, Loïc Meillard, ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Hafjell të Norvegjisë.
Loïc Meillard doli i parë me kohë të kaluar për 2:18,20 minuta.
Zvicerani ishte më i shpejt për 14 qindtat se lideri i renditjes së përgjithshme, bashkëkombësi i tij Marco Odermatt.
Thomas Tumler i Zvicrës përfundoi në pozitën e tretë me 23 qindtat e kohës më të ngadalshme se vendi i parë.
Dominim i skiatorëve të Zvicrës në Hafjell.
Në renditjen e përgjithme Odermatt udhëheq me 1596 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen 961, Meillard 831 etj.
Në supersllallom Odermatt udhëheq me 500 pikë, pasojnë Kristoffersen 394 e Steen Olsen 346.
Renditja
1. Loïc Meillard (Zvicra) 2:18,20
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,14
3. Thomas Tumler (Zvicra) +0,23
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.56
5. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +0.69
6. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.82
7. River Radamus (SHBA) +1.50
8. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.61
9. Sam Maes (Belgjika) +1.68
10. Anton Grammel (Gjermania) +1.69