Skiatori i Zvicrës, Loïc Meillard, ka shënuar fitoren e radhës, kësaj here në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Hafjell të Norvegjisë.
Ky skiator ngadhënjeu edhe dje por në supersllallom të madh.
Loïc Meillard doli i pari me kohë të kaluar për 1:57,05 minuta apo ishte më i shpejt për 21 qindtat se norvegjezi Atle Lie McGrath dhe 47 qindtat se skiatori i Brazilit Lucas Pinheiro Braathen.
Në renditjen e përgjithshme Odermatt prin me 1596 pikë, pasojnë Kristoffersen 1006 e Meillard 931.
Në sllallom Kristoffersen kryeson me 612 pikë, i ndjekur nga Meillard 565 e Noel 526 pikë.
Renditja
1. Loïc Meillard (Zvicra) 1:57,05
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,21
3. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0,47
4. Timon Haugan (Norvegjia) +0.53
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.65
6. Fabio Gstrein (Austria) +0.68
7. Clément Noël (Franca) +1.06
8. Tanguy Nef (Zvicra) +1.12
9. Billy Major (Britania e Madhe) +1.32
10. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +1.40