“Times”-i mbrëmë shkroi për mundësinë e ndalimit të Lojërave Olimpike në Tokio për shkak të Covidit-19.
Lojërat Olimpike u anuluan vitin e kaluar për shkak të gjendjes pandemike në gjithë botën, transmeton IndeksOnline.
Një artikull i publikuar nga “Times”-i ka shtyrë Qeverinë e Japonisë të reagojë rreth një ndalimi të mundshëm të Lojërave Olimpike edhe gjatë këtij viti.
Kjo qeveri megjithatë i ka mohuar këto raportime të gazetës angleze, me pretekstin se lojërat do të mbahen ashtu siç ishin planifikuar për këtë vit.