Në garën e Tiranathlon e cila u mbajt sot, garuesja e Kosovës Rita Zeqiri arriti të stoliset me medaljen e bronztë në një konkurrencë tejet të fortë.
Në Tiranathlon morën pjesë garues-e nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.
Në këtë garë Kosova u paraqit me 4 sportistë-e: Rita Zeqiri, Sibora Kadriu, Rejhan Krasniqi dhe Emin Grajçevci.
Rita bëri paraqitje të mirë dhe i gëzohet kësaj medalje.