Ylli amerikan i shastis të gjithë

Sporti

Ylli amerikan i shastis të gjithë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:20
Ylli amerikan i shastis të gjithë

Gjimnastja e njohur amerikane, Simon Biles ka shokuar me deklaratën e saj duke njoftuar tërheqjen nga gara e sotme e “TOKIO 2020” dhe nga kompeticioni duke thënë se ka demonë në kokë dhe se do të mendojë vetëm për shëndetin e saj:

“Nuk kam më besim tek vetja ime.

Nuk e di nëse ka të bëjë me moshën time, por jam më tepër nervoze. Dua të garoj sërish, por shoh që të tjerët argëtohen më shumë se unë.

Shoh që nuk argëtohem më si më parë. Koka ime ka demonë dhe duhet të luftoj me ta.”, deklaroi gjimnastja 24-vjeçare amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat