Disa federata më shumë po i promovojnë zyrtarët e saj se talentet që i kanë në sportet e tyre.
Më rëndësi të promovohen zyrtarët, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve të Kosovës, ndërsa për talentet punë e madhe!
Kjo është politika e disa federatave tona, që dashamirët e sportit e dijnë mirë ku janë me cilësi!
Me rëndësi të promovohen zyrtarët me foto! Turp.
Prandaj, disa nga federatat pavarësisht se a janë të sporteve kolektive apo individuale, duhet të gjejnë metoda të rritjes së nivelit, të ngulin këmbët që të investohet në gjeneratat e reja, t’i promovojnë e motivojnë.
Talentet nën hije e të harruar, disa federata promovohen sepse ata janë me të rëndësishëm se çdo talent tjetër.