Kampionit Olimpik”, Sefer Tahiri e Reshat Ibraimi, gazetari Atanas Kirovski, producenti i filmit “COBRA” Tomi Salkovski dhe drejtori i spiltalit “8 Shtatori” Kristijan Kostov, janë fituesit e “OSKARIT TË ARTË OLIMPIK” që organizohet nga kampioni olimpik Shaban Tërstena.
Kampioni olimpik, Shaban Tërstena organizoi edicionin e pestë “Oskari i Artë Olimpik” ku ndau mirënjohje për gazetarë, punëtorë sportiv dhe ato që e përkrahin sportin dhe sportistët.
SHABAN TËRSTENA – ISH KAMPION OLIMPIK
“Ky është hera e pestë me radhë që jepet ky “Oskar i artë olimpik” për njerëzit e veçantë, për njerëzit që me mua kanë qenë 20 vite. Gjithë ky sukses, gjithë ky sukses madhështor janë këto njerëz, jeni ju mediumet“
Fitues të“Oskari i Artë Olimpik” këtë vitë iu nda gazetrait Atanas Kirovskit, producentit të filmit “COBRA”, Tomi Salkovski,drejtorit të spitalit “8 Shtatori” Kristijan Kostov dhe autorit të librit “Rruga e Kampionit Olimpik”, publicisti Sefer Tahiri dhe gazetarit sportive Reshat Ibraimi.
KRISTIJAN KOSTOV – DREJTOR I SPITALIT “8 SHTATORI”
“ Ky trofe do të vendoset në dollapin qëndrorë të spitalit”
SEFER TAHIRI – PUBLICIST
“Ka qenë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm i zotrit Tërstena për të më sjell pikërisht mua që të jem autor i këtij libri”
RESHAT IBRAIMI – GAZETAR SPORTIV
“Unë ndihem I nderuar, i emocionuar i respektuar dhe krenar që sot nga duart e tij pranova çmimin që për mua është më i madhi në karrierën time”
Të pranishëm në ceremoninë “Oskari Artë Olimpik” që organiozohet na kampionait olimpik Shaban Tërstena ishin edhe drejtori i Agjencisë për Rini e Sport Naumçe Mojsovski, punëtor sportiv dhe gazetar të mediumeve të ndryshme.