Trajneri i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Raif Musa, është i shqetësuar që karateja nuk do të jetë në Lojërat Olimpike në vitin 2024.
Këtë vit ishte në Tokio, por për fat të keq Kosova nuk pati asnjë karateist sepse nuk e siguruan normën olimpike.
“Pse u përjashtua sporti i karatesë nga Lojërat Olimpike 2024 në Paris?
A duhet që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të elaboroj arsyen e përjashtimit të karatesë, apo kush nga Komisionet e WKF-it të arsyetoj përjashtimin e karatesë?
Pse kjo heshtje?”, ka shkruar Musa në profilin e tij në facebook.