Taekwondisti Mal Sahiti ka përfaqësuar suksesshëm Kosovën në garën Generation 24 dhe Kampionatin Ballkanik për të rinj dhe seniorë, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.
Sahiti në Generation 24 E2 zuri vendin e parë, në kategorinë +65 kilogramë, grupmosha kadet.
Ndërsa në Ballkanik vendin e dytë, kategoria -65 kg, grupmosha kadet.
Pjesëmarrës në garë ishin 13 shtete të Ballkanit, njofton KOK-u.