Ish karateisti Halil Mahalla, aktualisht president i klubit të Kastriotit të Ferizajt, nuk ndalet asnjëherë edhe pse nuk është garues aktiv por ushtron me tërë kapacitetin që ka.
Halili i takon familjes sportistësh, që ka edhe kampionin e Evropës në vitin 2004 në karate, Fehmi Mahalla.
Halili ka mahnitur me një veprim të tij, duke e shtrirë këmbën deri në pikën e fundit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/03/auto_31662230614.jpg)
Ai është i përkushtuar në punë po ashtu edhe në krijimin e kushteve për garuesit e tij.
Synimet e tij janë që të arrijë suksese sa më të mëdha me ekip.
Halili është vëllai më i vogël i shtatë vëllezërve sportistësh: Fahriut, Ganiut, Rexhës, Sylës, Hakiut dhe Nebihut.