Një episode mjaft i këndshëm dhe qesharak ka ndodhur gjatë një ndeshje të Masters 2023 në sportin e bilardos.
Sportisti Mark Williams, 47 vjeç, po e mbyllte me fitore ndeshjen e tij të turit të parë ndaj David Gilbert, luajtur në “Alexandra Palace”.
Ai ishte në avantazh 5-2, një hap larg fitores, kur një grerëz nisi ta bezdisë dhe t’i fluturojë përreth.
Ndërkohë që kamerat ishin fokusuar te fusha dhe prisnin gjuajtjen e Williams, ai ishte duke “luftuar” me bletën që i vinte përqark.
Tifozët e pranishëm në sallë nisën të qeshnin nga lëvizjet e bilardistit, që përpiqej të largonte grerëzën dhe dukej sikur “luftonte” me një kundërshtar të padukshëm.
Për një moment, bleta iu afrua tek organet gjenitale dhe sportisti nisi t’i mbrojë ato.