Disa gjëra kanë ndryshuar për të mirë në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Tani ka një pamje për lakmi, në ambientet e KOK-ut është i vendosur posteri i madh i kampioneve olimpike: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Nuk është KOK-u si dikur në “zgafellë”, tani kanë ndryshuar me pamje.
Posteri i madh
Nga të gjitha, bukuria është posteri i madh me kampionet olimpike.
Një veprim i jashtëzakonshëm i KOK-ut, që vendosi posterin e madh të kampioneve olimpike.
Salla e mbledhjes së KOK-ut
Me ardhjen e Ismet Krasniqi, president i KOK-ut dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, gjërat kanë lëvizur para.
Në KOK thonë se do të ketë lajme si gjithmonë të mira për sportistët e Kosovës.