Kush janë më të zëshmit brenda Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës?
Burimet brenda këtij institucioni thonë, se treshja Halil Sylejmani, Vjollca Krasniqi dhe Shqipe Bajçinca, janë më të zëshmit apo në zhargonin sportiv cilësohen si lloj opozitë bërje.
Sylejmani është më i zëshmi në mbledhje madje është më kritikë se të gjithë, prej luftëtarëve më të mëdhenj kundër padrejtësive dhe individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sportit olimpik.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/03/auto_auto_516679223471685794828.jpg)
Shqipe Bajçinca
Dyshja e grave, Krasniqi e Bajçinca, janë zëri që luftojnë mu ata individët apo të pamerituarit që sillen e mbështillen në sport dhe nuk e meritojnë që të jenë pjesë e familjes olimpike.
Këta tre raportohet se janë më këmbëngulësit, të cilët synojnë që sporti të jetë në vijën e duhur, në vijën olimpike, në vijën e sportistëve të merituar dhe nuk lëshojnë pe në asnjë rrethanë e për asnjë çmim.
"Nuk heshtin në mbledhje sikur shumica aty!", tha një burim brenda KOK-ut.