Klubi i karatesë Sharri i Ferizajt, që udhëhiqet nga vëllezërit Qëndrim e Shemsi Shaqiri, ka shënuar sukses të madh në fundjavën që e lamë pas në Kampionatin e Kosovës për kadet, junior e senior.
Ky klub ka fituar 17 medalje, 12 të arta, 3 të argjendta e dy të bronzta.
Një sukses i madh për një klub ndër më të organizuarit në vendin tonë.
Behije Mustafa e Qëndrim Shaqiri
“17 Medalje - 12 kampion, 3 nënkampion e 2 të tretë.
Lijana Iseni - kampione e dyfishtë, Kata- Kumite.
Fatijon Bajrami kampione e dyfishtë, senior - U21.
Behije Mustafa kampione e dyfishtë - seniore - U21.
Artiol Shaqiri - kampion Kumite.
Adriana Fejzullahu - kampione e dyfishtë – kata - Kumite.
Rona Emerllahu - medaliste dyfishtë (e artë e bronztë)- seniore - U21
Kemajl Kashtanjeva - medalist i dyfishtë (i artë i argjendtë) - kata-Kumite.
Albiona Baliu - nënkampione dyfishtë- Kata- Kumite (dy bronzta).
Adriatik Fejzullahu - medalist i dyfishtë (i artë e i bronztë) senior- U21”, njofton KK Sharri.