Ka ndërruar jetë sportisti ferizajas, ish bilderi Faruk Sahiti.
Është një humbje e madhe për komunitetin sportiv.
Kryetari i komunës, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe komunitetit sportiv.
“Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së sportit të bodybuilding-ut, personalitetit të rrallë ferizajas, Faruk Sahiti.
Faruku la prapa vetes një karrierë të jashtëzakonshme, duke qenë ndër të parët në gjithë vendin në këtë sport, duke trasuar me veprën e tij, rrugën e sukseseve të shumë gjeneratave.
Ai mbylli sytë përjetësisht, për të mbetur ikonë e sportit ferizajas ndër breza.
Ngushëllime të sinqerta familjes Sahiti, miqve, kolegëve e gjithë të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, ka shpreh ngushëllime Aliu.