Spektakolare

Sporti

Spektakolare

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 14:07
Pamje

Një mysafir i papritur është shfaqur në ujërat e Tahitit, gjatë garës së sërfit të vlefshme për Olimpiadën e Parisit.

Në një distancë të sigurt nga sportistet Tatiana Weston-Webb nga Brazili dhe Brisa Hennessy nga Kosta Rika, të cilat po garonin në një gjysmëfinale, një balenë doli nga uji.

Balena u dha spektatorëve dhe fotografëve një moment të veçantë me kërcimin e saj mbi sipërfaqe, duke mahnitur të gjithë, por edhe duke frikësuar paksa organizatorët.

Gjithsesi, pamjet fotografike dhe videot që e përjetësuan atë në kërcimin e saj spektakolar po bëjnë xhiron e internetit.

Asnjë problem për garueset, që vijuan normalisht konkurrimin ashtu sikurse vijuan pa shqetësime garat deri në fundin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat