Mundësi Zelimkhan Abakarov e ka nisur me një fitore rrugëtimin e tij drejt medaljes olimpike në Paris 2024.
Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë prej dy vitesh, kaloi jo pa vështirësi Diamantino Iuna Fafe nga Guinea Bisau.
23-vjeçari ishte dy herë kampion i Afrikës dhe tregoi aftësitë e tij duke marrë një avantazh 6-1 ndaj Abakarov.
Por mundësi kuqezi në minutën e fundit përmbysi gjithçka me dy kapje, duke siguruar pikët që i nevojiteshin për të fituar 7-6 këtë duel e kaluar në raundin tjetër të peshën deri në 57 kilogram ku e pret indiani Aman Aman.