Diskutohet për një qendër të kajakimit në Liqenin e Batllavës

Sporti

Diskutohet për një qendër të kajakimit në Liqenin e Batllavës

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 12:25
Ismet Krasniqi e Vlora Dumoshi

Presidenti i KOKi-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës, Vlora Humolli – Jashanica.

Palët kanë diskutuar për mundësinë të bashkëpunimit ndërmjet KOK-ut dhe komunës së Podujevës në interes të zhvillimit të mëtejshëm të sportit në këtë komunë

Biseda u fokusua edhe në projektin e Federatës së Kajakimit të Kosovës, për të pasur një qendër të kajakimit në Liqenin e Batllavës. 

Aty ku zhvillojnë kryesisht aktivitetin e tyre, projekt ky që do t’i shërbente edhe komunitetit sportiv të Podujevës dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat