Qendra e Trajnimit “ES” nga Kamenjani në një turne prestigjioz në Turqi! 

Sporti

Qendra e Trajnimit “ES” nga Kamenjani në një turne prestigjioz në Turqi! 

Më: 2 mars 2025 Në ora: 12:59
Qendra e Trajnimit “ES”

Pas tre viteve radhazi si pjesëmarrës në turneun e madh ndërkombëtar Dana Cup në Danimarkë, Qendra e Trajnimit “ES” nga Kamenjani i Tetovës tashmë shtrin aktivitetin e saj edhe në Turqi.

Ekipi do të marrë pjesë në një nga turnetë më të mëdhenj për të rinj në botë, Antalya Junior World Cup 2025, që do të zhvillohet në prill.

Për momentin, “ES” është i vetmi klub nga Ballkani që do të përfaqësohet në këtë turne prestigjioz, ku do të garojë me dy gjenerata, 2011 dhe 2014.

Ajo që e bën këtë eksperiencë edhe më të veçantë është fakti se talentet nga Kamenjani do të përballen me akademitë e klubeve gjigante si Manchester City, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Besiktas, Porto, Everton dhe shumë të tjerë.

Qendra e Trajnimit “ES” drejtohet nga vëllezërit Elmaz dhe Burim Sinani, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre po e dërgojnë futbollin e të rinjve shqiptarë në nivele ndërkombëtare.

Një tjetër hap i madh për futbollin e Tetovës dhe një mundësi e shkëlqyer për talentet e rinj që të testojnë veten kundër akademive më të mira në botë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat