Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot kombëtaren e karatesë së Kosovës, të cilat fituan medalje në Kampionatin Evropian për të rinj dhe Kampionatin Ballkanik.
"Behije Mustafa fitoi medaljen e argjendtë për U-21. Tek grupmoshat e reja, të argjendtën e fitoi Lijana Iseni, ndërsa të bronztën Aid Curri. Në Ballkanik, Fortesa Orana dhe Diellza Mahalla fituan medaljet e bronzta, sikurse në ekipore.
Krasniqi duke premtuar përkrahje, përgëzoi ekipet për suksesin e arritur, duke thënë se rezultatet e tyre që tashmë janë bërë vazhdimësi, janë dëshmi e punës dhe përkushtimit, bashkë edhe me trajnerët e tyre dhe federatën.
Në emër të ekipeve dhe trajnerëve, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Nazmi Gashi, falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen, duke shprehur optimizmin se suksesi i ekipeve të karatesë nuk do të mungojë edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare", ka njoftuar KOK-u.