Aplikacioni i mësimit të gjuhëve, Duolingo, i përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën, është “rrëzuar” pasditen e sotme.
Sipas Down Detector, problemet po prekin përdoruesit në mbarë botën, raporton Dailymail.
Deri më tani, më shumë se 430 probleme janë regjistruar në ShBA, ndërsa më shumë se 100 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thanë se po përjetojnë vështirësi.
Teksa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, nga ata që raportuan probleme në ShBA, 87 % thanë se problemi ishte me aplikacionin.
Ndërkohë, 8 % thanë se kishin vështirësi me faqen e internetit.