Organizatorët e grand slam të Australian Open kanë publikuar sot premion që do të japin për tenistët pjesëmarrës në turneun që nis më 8 shkurt në Melburn.
Ata kanë vendosur të ulin premion për fituesin, finalistin, gjysmëfinalistët e çerekfinalistët, për ta rritur për tenistët që eliminohen në 4 raundet e para. Kjo shifër, krahasuar me vitin e kaluar.
Në total, për këtë edicion të Australian Open, do të jepen 80 milionë dollarë, 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Premio për tenistët sipas raundeve
Fituesi, 2.1 milionë $
Finalisti, 1.1 milionë $
Gjysmëfinalistët, 653 mijë $
Çerekfinalistët, 403 mijë $
Raundi 4, 245 mijë $
Raundi 3, 165 mijë $
Raundi 2, 115 mijë $
Raundi 1, 76 mijë $.