Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, nuk do të luajë në turneun “Australian Open”, që nis më 8 shkurt.
Ai doli pozitiv me koronavirus, dy javë më parë, duke hyrë menjëherë në izolim në Londër.
Ai humbi edhe mundësinë që të shkonte në Melburn në kohë, ashtu si tenistët e tjerë, për të bërë 2 javë karantinë.
Tenisti britanik shpresonte në një marrëveshje me organizatorët e këtij turneu, që të kishte mundësi të stërvitej gjatë kohës që ishte në karantinë në Australi dhe të ishte gati më 8 shkurt, por pa sukses.