Për shkak të vendimit të Shoqatës Britanike të Tenisit për të mos lejuar tenistë nga Rusia dhe Bjellorusia të luajnë në turneun në Wimbeldon, ka reguar ashpër Asociacioni i Tenistëve Profesionist, duke konfirmuar se tenistët nuk do të fitojnë pike, nëse luajnë në turneun e tretë Grand Slam.
“Vendimi i Uimbledon për të ndaluar rusët dhe bjellorusët të luajnë shtyn parimin dhe integritetin. Nuk shohim asnjë mundësi tjetër përveç heqjes së pikëve të Uimbledon nga lista e ATP-së për vitin 2022.
Rregullat tona janë atje për të mbrojtur lojtarët, vendimet e njëanshme janë një precedent i dëmshëm”, thuhet në reagimin e ATP-së.
Përveç Uimbëlldonit, janë goditur edhe turne të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu, pikët e fituara nga turnet në Kuins dhe istborn, poashtu nuk do të llogariten. Kjo është një goditje e rëndë për Uimbëlldonin, sepse tani shumë lehtë mund të ndodh që tenistët të anulojnë pjesëmarrjen në këtë turne pasi nuk ka një stimul për të arkëtuar pikë.