Gara më prestigjose në sportin e tenisit, Wimbledoni, sot vë përballë australianin Nick Kyrgios dhe serbin Novak Gjokoviq
Kyrgios është sërish në një finale të Wimbledonit pas 10 viteve. Në vitin 2012 australiani luajti dhe fitoi finalen e të rinjve.
Sot ai do të dalë në fushë për të luajtur finalen kundër Gjokoviçit.
Sipas faqeve të basteve, favorit është Gjokoviç.
Ndërsa shanset për Kyrgios janë më të larta se 4:1, një diferencë e konsiderueshme për një finale të Grand Slamit.